OОУ „25 Мај“ – Скопје / Sh.F.K. “25 Maj” – Shkup (Elma Shaqiri VIII)

Unë mendoj se NATO është një ushtri e madhe dhe qëllimi I NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.

Sa kam dëgjuar NATO është organizatë ndërkombëtare ushtarake. Në NATO bëjnë pjesë 29 shtete dhe disa prej tyre janë: Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Greqia, Italia, etj.

Selia e NATO-s gjendet në Bruksel. Gjatë luftës së Kosovës ku shqiptarët kishin nevojë për ndihmë NATO intervenoi dhe u ndihmoi shumë shqiptarëve, dhe më e rëndësishmja është se NATO ua garantoi lirinë, sigurinë dhe të drejtat e tyre, dhe që nga ajo ditë e deri më sot Kosovarët janë shumë faleminderues ndaj NATO-s.

Në NATO më së shumti flitet gjuha Angleze dhe Frënge.

 

Elma Shaqiri kl. VIII

Sh.F.K. “25 Maj” – Hasanbeg, Shkup

Mentor: Teuta Haskaj Vojnika

Leave a comment