OОУ „Наим Фрашери“ – Тетово / SH.F.K.”Naim Frasheri”-Tetove (Gonxhe Aliu)

Jam shumë e vogël; për të thënë fjalë të mëdha për një forcë ushtarake që është një fuqi që i mbronë popujt në mbarë botën ku mungon liria apo drejtësia, që njerëzit të jetojnë të lirë në tokat e tyre ku janë të lindur e ku i kanë kujtimet dhe historinë e tyre.

Dhe nuk dua të zgjatem më shumë e as përtej vendit ku jeton populli im në ketë tokë të quajtur Ballkan.

Dua të mbetem në këtë tokë ku fati hitorik ka kryqëzuar shumë kultura e shumë popuj ndër shekuj, që për mua janë si shumë lule, që lulëzojnë pranverën dhe aroma e tyre që ermon gjithandej e nektari i tyre shëndërrohet në mjaltë jete, që ndalon shumë bletëza për ta shijuar.

Njejtë si në tokat e mëdha amerikane, që shumë herë i shikoj përmes televizorit ku duken të gjitha racat njerëzore, po si në vendin tim, ku shumë popuj jetojnë dhe kërkojnë që gjithmonë të jetojnë të lumtur mu ashtu si i bashkoj fati ndër shekuj.

Kështu që, për mua kjo ushtri është njejtë si rrezet e diellit, që gjallërojnë jetën mbi tokë e kudo në glob, që Zoti e ka falur për të jetuar të lumtur e të lirë secili njeri e secili popul sipas traditave e gjuhës, që i gjenë mes familjes që e edukojnë dhe e arsimojnë për të qenë krenari e lumturi për të gjithë.

Ndaj, uroj që kjo ushtri të ketë jetë, që kurrë më mes nesh të mos na bie mbi kokë robëria, por, ashtu si janë të bashkuar popujt e perëndimit në një ushtri ashtu të bashkohemi edhe ne, që jetojmë në këtë tokë, për një atdhmëri më të lumtur e me më shumë begati.

 

Nxënësja: Gonxhe Aliu

Mosha: dhjetë vjeçare

Mentor: Nizija Kamberi

SH.F.K. “Naim Frashëri” – Tetovë

Leave a comment