OОУ „Наим Фрашери“ – Тетово / SH.F.K.”Naim Frasheri”-Tetove (Sea Ajeti)

Dikur një pyetje shumë e vështirë për mua. Kur isha fëmijë mendoja se NATO quhej një engjëll mbrojtës i njerëzve e në veçanti i fëmijëve. Sa më shumë që rritesha  dëgjoja nga prindërit dhe në shkollë vlerën dhe rëndësinë që ka NATO-ja ishte dhe mbetet diçka e mirë, diçka që na garanton paqe, lumturi, mirëkuptim, barazi dhe çdo gjë që na lumturon neve si popull, indivit dhe si fëmijë.

Sipas këndvështrimit tim, NATO është një organizatë që duhet admiruar nga çdo njeri sepse NATO gjithmonë në rend të parë ka dialogun për zgjedhjen e çdo problem, konflikti, mosmarveshje apo padrejtsie.

NATO është një derë e madhe e hapur për çdo popull që dëshiron te jetë në hap me kohën, të ndjek standardet evropiane, të shijojë lirinë dhe të drejtat njerëzore pa dallim race, kombi, feje…

Unë si fëmijë që jam, dua të jemi pjesë e NATO-s që te jemi të barabartë me të gjithë fëmijët e botës, të këmbejmë mendime bashkë me to, të komunikojmë me to që te gjithë se bashku të ndërtojmë botën me shumë ngjyra dhe nijansa që do të sjellin një ardhmëri më të mirë për mua dhe për te gjithë fëmijët e botës. Drita në fund te tunelit për ne fëmijët është NATO. Unë jam shumë e lumtur që më në fund edhe shteti ynë u bë pjesë e kësaj organizate paqësjellëse dhe ëndrra jonë u bë realitet.

 

Nxënësja: Sea Ajeti

Mosha:12 vjet

Mentorja:Minever Baftiari Neziri

SH.F.K.”Naim Frashëri” Tetovë

Leave a comment