OОУ „Наим Фрашери“ – Тетово / SH.F.K.”Naim Frasheri”-Tetove (Zulejha Ademi)

Çelësi i lumturisë dhe i mirëqenies tonë është siguria e jetës tonë. Të jesh i sigurt për jetën ky është qëllimi i jetës. Në kohën tonë që jetojmë ka shumë pa siguri. Njeriu si individ çdo ditë e jeton jetën me një frikë të madhe nga sulmet dhe kanosjet që mund ti vinë papritur, kjo është temë në vete që mund të shtjellohet.

NATO si organizatë e ka qëllimin të garantoj dhe të siguroj lirinë e antarëve të saj, në mënyrë politike dhe ushtarake .NATO-ja ka për detyrë që në mënyrë demokratike të bashkëpunoj në mbrojtjen dhe sigurinë dhe të zgjidh problemet në mënyrën më të mirë të mundshme pa konflikte dhe debate në një kohë afatgjate.

NATO-ja si organizatë po ashtu   është e detyruar që të zgjedh mosmarrëveshjet dhe problemet në gjithë mënyrat e mundshme.

Në rast se në mënyrën politike nuk ka sukses ajo është e detyruar që me fuqinë e saj ushtarake të ndërmarr operacione për zgjedhjen e krizave të ndryshme.

NATO-ja ka parimet e saja të cilëve u përmbahet në mënyrën më të përkryer, ajo siguron një lidhje unike mes të gjithave shteteve. Vendet anëtare të NATO-s bashkë bisedojnë dhe arin një marrëveshje në sigurinë e të gjithave fushave të ndryshme.

Vendimet që merë NATO-ja janë pa dyshim vullneti kolektiv i të gjithave vendeve që marrin pjesë në këtë organizatë. Ne si shtet duhet që me çdo kusht të jemi pjesë e kësaj organizate për një jetë më të sigurt, më stabile dhe më të rehatshme.

Të kemi një ndryshim qoftë në sferat politike ashtu edhe në ato ekonomike. Ne si fëmijë dhe si e ardhmja e këtij vendi duam paqe, liri dhe mbi të gjitha një jetë të rehatshme dhe të sigurt.

Këtë jetë mund të na siguroj pa dyshim vetëm antarsimi në NATO.

 

Këtë ese e punoi  ZULEJHA ADEMI

Mosha 11 vjeçe

Mentore: Mr.Rabije Osmani

Leave a comment