OОУ „Зини Хани“ – Велешта / Sh.F.K. “’Zini Hani” – Veleshtë (Albin Zhuta IX)

Dëgjova njëherë një fëmijë të vogël të ankohej, fytyra e tij e njomë ishte paksa e trishtuar, buzët e tij të kuqe ishin varur, kurse sytë e tij ishin mbushur me lot, u afrova paksa më afër dhe fillova të dëgjoj fjalët e tij, të cilat ishin mjaft të cuditshme, pra po ndodhte luftë; pse po vriten njerëzit, pse po vdesin fëmijët, pse ? pse ? pse ?

Atëherë kokëulur vazhdova udhën dhe po mendoja se çfarë është lufta ?! Fatkeqësi, ankth, triumf…. apo cka? Por në të vërtet lufta qënka gjak, frikë, sfidë jetë a vdekje ku individi sfidon madje dhe fatin e tij, ku jeta dhe vdekja garojnë mes veti. Në vendin ku njerëzit luftojnë me gjak nuk mund të mbijë qoft edhe një lule, e jo më të lulëzojë vetë Toka.

Duke ecur fillova të ngadalsojë hapat, isha i lodhur paksa, u ula në një cep të rrugës dhe fillova të pyes veten, zërin tim të brendshëm, pse nuk bashkohemi të gjithë, pavarësishtë kombit a shqiptar apo francez, pavarsishtë fesë a mysliman apo krishterë, pavarsisht racës a të bardh apo të zinj, të bëhemi bashkë për të mbrojtur njeri-tjetrin pavarsisht çdo gjëje.

Shpesh herë pyetjet që i parashtroja vetes ndodhte që ti bëja edhe me zë, bërtisja nëpër cepe të ndryshme rrugësh, derisa mu afrua një i moshuar me një buzëqeshje të lehtë dhe mu përgjigj;- viti 1949, pikërisht 4 prilli i vitit 1949 Vashington, zemra e saj ndodhet në Bruksel duke i thënë tërë këto ai po më jepte një ndihmë, një përgjigje, por duke mos e vazhduar më tej dhe duke më lënë në një mister dhe labirint që ende nuk e dija fundin. Fillova të vrisja mendjen, çka po ndodh, për çka po bëhet fjalë, çfar ishin fjalët e plakut ? Rrëmbeva shpejt celularin dhe fillova të shkruaj për ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1949, pikërisht të 4 prillit. Në çdo seksion, i pari lajm dilte formimi i një organizate mbarëkombëtare, organizatë ku pjestarët e saj mbrojnë njëra tjetrin në çdo rast sulmi, nga ana e jashtme organizata kontribon për antarët e saj nëpër çdo krizë me forcat e veta ushtarake, gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur vëllanë apo mikun në nevojë.

Pra NATO apo ndryshe siç i thonë Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, ku gjuhët e tyre kryesore janë ajo angleze dhe franceze, dhe synimi kryesor i saj është të mbrojë lirinë e shteteve antare të saj. Është ajo e cila gjithmonë mban derën hapur, se si shtetet e tjera mund të antarësohen në të, është ajo e cila të pranon nëse edhe ti je i gatshëm për të dhënë ndihmën e duhur në kohën e duhur, por edhe nëse je i gatshëm të pranosh ndihmën në raste të caktuara. Gjithmon e cekim se bashkimi bënë fuqi, e tillë është edhe kjo organizatë, ku bashkimi i më shumë shteteve sjell forcën, sjell fuqinë, sjell armën më të fortë për të luftuar ndaj çdo armiku. Në këtë bashkim tani për tani janë të kyçur 29 shtete, të cilat janë të gatshme për të sakrifikuar gjithçka në të mirë të organizatës.

Në momentin që lexova të gjithë këtë, fillova të ndjej që mushkëritë filluan të më marrin frymë më lirshëm, fillova të ndjej fishkëllimet e lehta të erës që frynte, fillova të dëgjoj cicërimat e zogjve, me një fjalë fillova të ndjej që liria ndodhet brenda nesh, dhe se lufta luftohet dhe fitohet vetëm brenda kësaj organizate titanësh të quajtur NATO.

Leave a comment