OОУ „Зини Хани“ – Велешта / Sh.F.K. “’Zini Hani” – Veleshtë (Lira Kaba VII)

Edhe pse jam në një moshë të vogël, shpesh herë kam dëgjuar fjalën NATO dhe kam pyetur veten, çështë NATO ?

Epo, pyeta njerëzit dhe e mora përgjigjen time. NATO na qënka Organizatë e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kur kemi parë ushtrinë e NATO-s në televizion duke e mbrojtur Kosovën, kam menduar se kjo organizatë është grup njerzish zemër mirë, që duan të ndihmojnë shtetet në nevojë, por tani që babai ma shpjegoj se çfarë në të vërtetë është NATO, gërmova në internet dhe pashë se cilat janë vendet anëtare të saj, dhe atë : Shqipëria, Belgjika, Bullgaria etc etc etc.

Tani edhe pak, këtij grupi do ti bashkangjitet edhe vendi ynë Maqedonia e Veriut. Nejse mjaft folëm për gjërat të cilat i mësova, le të flasim për ato gjëra të cilat i dija. Kur shteti ynë do të hyjë në NATO, do të jemi më të qetë dhe me më shumë mbështetje dhe siguri. Kemi mundësi të shkojmë përpara nëpërmjet NATO-s. Tani të kthehemi tek tema e kësaj eseje dhe ta kompletojmë përgjigjen. Pra, NATO, është organizatë e cila i antarson shtetet për ti ndihmuar,por duke plotësuar disa kushte të cilat i kërkon vetë organizata. Kjo organizatë ndihmon në përparimin e shteteve, siç duhet të bëhet.

Leave a comment