OОУ „Зини Хани“ – Велешта / Sh.F.K. “’Zini Hani” – Veleshtë (Vetina Bojku VIII)

Gjithcka dhe gjithkush ka nevojë për mbështetje dhe siguri. Njëjtë edhe shtetet e botës gjithmonë kanë pasur dhe do të kenë nevojë për këto gjëra kryesore. Më parë të gjitha vendet e botës kanë luftuar që të kenë të drejta dhe siguri, kanë pasur nevojë për dikë që tua mbrojë këto të drejta dhe kur shpresat ishin duke u shuar u shfaq NATO-ja ose siç njihet ndryshe si Organizata e Traktatit të Atlantikut Veriot. NATO-ja u formua në 4 prill 1949 me seli në Bruksel të Belgjikës dhe që atëherë vetëm një qëllim kishte të ruaj lirinë e shteteve anëtare dhe ti mbrojë ata nga armiqtë. Që në fillim shtetet e besuan dhe u bënë pjesë e saj menjëherë, disa prej shteteve të cilat u bënë pjesë menjëherë ishin : Belgjika, Kandaja, Franca, Italia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar etc. Ndërsa si shtet i fundit i pranuar është Mali i Zi. Shpresoj që edhe vendi ku jetoj unë Maqedonia Veriore së shpejti të bëhet vend anëtare i NATO-s. Jo çdo shtet mund ta arrijë këtë pasi ka shumë rregulla dhe kushte të cilave duhet tu përmbahen. Shtetet anëtare duhet gjithmonë të jenë mbështetase, të bashkuara dhe të ndihmojnë njëra tjetrën në çdo rast. Edhe pas mposhtjes së gjithë atyre armiqve NATO-ja ka arritur të dalë në krye dhe gjithmonë ti mbrojë shtetet e veta. Prandaj ne shtetasit e Maqedonisë së Veriut jemi krenar që së shpejti do të bëhemi vendi i 30 anëtar i NATO-s.

Leave a comment