- Konfliktet, gjakderdhjet, luftrat për territore gjithmonë kanë qënë pjesë e historisë njerëzore. Nevoja për parandalimin e tyre gjithmonë ka qënë e domosdoshme. Formimi i një pakti që do të kontribuonte në zbutjen e konflikteve ndërmjet shteteve ishte mënyra e vetme që ndoshta do të siguronte pak paqe dhe qetësi në botë.
- Kjo u arrit pikërisht më 4 prill të vitit 1949 kur aleanca politike dhe ushtarake e cila për momentin ka 29 vende nga Europa dhe Amerika e Veriut e formoj organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut e njohur ndryshe si NATO.
- Këto vende mblidhen për tu këshilluar dhe për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Garanton mbrojtjen dhe sigurinë në të gjitha zonat e jetës së përditshme. Nato siguron mundësi për vendet anëtare dhe partnere për problemet e sigurisë dhe parandalimin e konflikteve.
- Nato orienton dhe aftëson për mbrojtje të kërcënimeve në ditët e sotme si luftën kundër terrorizmit, kërcënimeve të sigurisë etj. Është vendimtare që të stabilizohen rajonet ku tensionet kërcënojnë sigurinë. Ajo nuk është e angazhuar vetëm për mbrojtjen e antëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake, por ajo inkurajon, këshillon dhe bashkëpunon edhe me vendet që nuk janë anëtare të saj. Nato kontribuon në parandalimin e konflikteve brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare të saj. Ajo ka forca që këto kriza ti zgjedh me rrugë paqësore ose me bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizata ndërkombëtare.
- Shtetet anëtare të NATO-s përfaqësohen nga një delegacion i përhershëm me selinë politike qëndrore të saj në Bruksel. Çdo delegacion është i kryesuar nga një ambasador që përfaqëson qeverinë e vet në konsulltimet dhe marrjen e vendimeve.
- Këshilli i Antantikut të Veriut është organ më i lartë i cili merr vendime politike brenda organizatës. Ky këshill kryesohet nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ndihmon anëtarët në marrjen e vendimeve.
- Çdo shtet i NATO-s kontribon me forca njerëzore mbi bazë vullnetare. Në raste konfliktesh forcat ushtarake shtohen me zgjedhjen e konfliktit. Pjesa më e madhe e forcave të armatosura kthehen në vendet e tyre. Pra shohim se NATO i bënë të gjitha këto veprime, angazhime dhe harxhime për të vetmin qëllim, pra që të siguroj paqe harmoni dhe marrdhënie të mira ndërkombëtare.